Sport

Atletico dyfishon epërsinë në finale

Descriptive Text

21:57  - Atletico Madrid ka dyfishuar epërsinë ndaj Marseilles në finalen e Ligës së Evropës.

Ishte sërish Antoine Griezmann që realizoi ndaj francezëve të Marseilles.

Ai shënoi për 0 me 2 në minutën e 49-të pas asistimit të Kokes.


Payet lë me lot finalen e Ligës së Evropës

Image

21:20 - Dimitri Payet, mesfushori i Marseilles, ka lënë me lot fushën në finalen e Ligës së Evropës ndaj Atletico Madridit.

Ylli francez u detyrua të zëvendësohej për shkak të një lëndimi. Ai i liroi vendin Maxime Lopezit në minutën e 32-të.


Griezmann kalon Atleticon në epërsi ndaj Marseilles

Image

Antoine Griezmann ka kaluar Atletico Madridin në epërsi në finalen e Ligës së Evropës ndaj Marseilles.

Francezi shënoi në minutën e 21-të për rezultatin 0 me 1.

Goli erdhi pas një gabimi në mbrojtjen e francezëve duke e vënë Griezmannin të vetëm përballë portierit.