Agjenti thotë se Hysaj dëshiron qëndrimin te Napoli

Agjenti thotë se Hysaj dëshiron qëndrimin te Napoli

16 maj 2018 18:53

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, kërkohet nga shumë klube të mëdha angleze.

Dje u përfol se transferimi i Elseid Hysaj te Manchester United është pothuajse punë e kryer, ku klubi anglez ishte i gatshëm të paguajë klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh.

Por, sot këto fjalë kanë ndryshuar, sidomos pas deklaratës së agjentit të tij Mario Giuffredi, i cili ka mohuar se Hysaj do të largohet nga Napoli, transmeton KP.

“Hysaj do të qëndrojë te Napoli, me apo pa Sarrin. Sigurisht që nëse trajneri do të qëndrojë do të mbeteshim të kënaqur, por edhe nëse largohet, presidenti De Laurentiis do të ishte në gjendje të krijonte një skuadër konkurruese për titull”, ka thënë Giuffredi. “Madje jam i bindur se do ta bëjë diçka të tillë. E përsëris, do të ishte shumë mirë nëse Napoli do të vazhdonte me Maurizio Sarrin, por Hysaj dëshiron të qëndrojë edhe më tej”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme