Arsenali shumë afër transferimit të Papastathopoulosit

Arsenali shumë afër transferimit të Papastathopoulosit

16 maj 2018 16:22

Arsenal është shumë afër transferimit të mbrojtësit të Dortmundit, Sokratis Papastathopoulos.

29-vjeçari më parë kërkohej nga Manchester Unitedi. Tani ai vlerësohet rreth 20 milionë euro.

“Kicker” shkruan se “Topçinjtë” janë shumë afër transferimit të grekut, që ka kontratë vetëm edhe një vit.

Papastathopoulos është paraqitur 43 herë për Dortmundin në të gjitha garat këtë sezon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme