Sport

Roma transferon talentin e Dinamos së Zagrebit

Descriptive Text

Roma ka bërë goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, blerja e parë në rend kronologjik është Ante Çoriq. Të dhënat e fundit tregojnë se klubi verdhekuq ka arritur marrëveshjen me Dinamon e Zagrebit dhe do të paguajë 7 milionë euro, plus bonuse për futbollistin e lindur në vitin 1997.

Çoriq, që nga shumë specialistë konsiderohet si pasardhësi i Luka Modriqit, pëlqehet nga trajneri Di Francesco dhe mendohet se do të jetë e ardhmja e mesfushës së Romës, duke parë moshën e Strootman dhe Nainggolan, që nuk mund të qëndrojnë gjatë në nivele të larta.

Monchi ka nxituar të plotësojë kërkesat ekonomike të Dinamos, për të shmangur konkurrencën e klubeve të tjera dhe mendohet se është një tjetër lëvizje e goditur e tij, si blerja e Underit në verën e kaluar. Çoriq do të fitojë 1 milionë euro në sezon te Roma dhe prezantim i tij pritet të bëhet në fund të muajit maj.