Guardiola shpallet Menaxher i vitit në Premier Ligë

Guardiola shpallet Menaxher i vitit në Premier Ligë

16 maj 2018 10:12

Pep Guardiola i Manchester Cityt është shpallur Menaxher i vitit në Premier Ligë.

Spanjolli sivjet theu çdo rekord, duke bërë Cityn ekipin e parë në Premier Ligë që siguron 100 pikë brenda një sezoni.

City përfundoi sezonin me 19 pikë para Manchester Unitedit në vendin e dytë dhe theu rekordin për më së shumti fitore dhe gola të shënuar në Premier Ligë brenda këtij sezoni.

“Të gjithë menaxherët e meritojnë këtë. Patën një sezon të mrekullueshëm. Është dashur të zgjidhet një, isha unë”, ka thënë Guardiola.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme