Atletico po kërkon “hat-trickun” në Ligën e Evropës

Atletico po kërkon “hat-trickun” në Ligën e Evropës

16 maj 2018 09:19

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij nga vija anësore të mërkurën, në finalen e Ligës së Evropës me Olympique Marseillen.

Mirëpo ai ka besim të plotë te ndihmësi i tij German Burgos. Atletico do të ndeshet me Olympique Marseillen në finalen e këtij edicioni të Ligës së Evropës që do të luhet të mërkurën mbrëma në Lyon, transmeton Koha Ditore.

Atletico është duke synuar triumfin e tretë në Ligën e Evropës dhe të parin nga viti 2012. Simeone është i suspenduar, pas përjashtimit që mori në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Arsenalit.

"Ne do të luajmë një finale tjetër dhe do të ketë shumë ndjenja e emocione. Jemi të entuziazmuar, por do të punojmë fort pasi kemi një kundërshtar shumë të vështirë, që punon fort dhe sulmon fort. Marseille ka pasur një stinor fenomenal në ligë të Francës dhe në gara të Evropës. Do të jetë një finale e madhe, jemi dy skuadra të ngjashme. Ndoshta lojtarët e Marseilles nuk kanë luajtur së bashku aq gjatë sa lojtarët tanë, por janë entuziastë dhe punojnë fort. Do të jetë finale e madhe", ka deklaruar Simeone.

"Unë nuk kam qenë në vijën anësore për ndeshjen me Arsenalin dhe njëjtë do të jetë edhe në finale. Jam i trishtuar që nuk do të jem në vijën anësore, por kam besim të plotë te ndihmësi im German Burgos. Ne mendojmë njëjtë dhe kemi punuar shumë për një kohë të gjatë".

Atletico fitoi Ligën e Evropës në vitet 2010 e 2012. Po ashtu, ishte në finale të Ligës së Kampionëve në vitet 2014 e 2016. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme