Celtics shton epërsinë ndaj Clevelandit

Celtics shton epërsinë ndaj Clevelandit

16 maj 2018 09:08

Jaylen Brown realizoi 23 pikë dhe shtatë kërcime për t’i ndihmuar Boston Celticsit që të shtojë epërsinë në 2 me 0 në serinë e shtatë ndeshjeve finale kundër Cleveland Cavaliers.

Bostoni mposhti “Kalorësit” me rezultat 107-94. Brown ishte i ndihmuar nga Terry Rozier që realizoi 18 pikë, Al Horford shtoi 15 pikë dhe 10 kërcime.

Te Clevelandi shkëlqeu LeBron James me 42 pikë, 12 asistime dhe 10 kërcime. Ai u ndihmua nga Kevin Love me 22 pikë e 15 kërcime. Lojtari i tretë që kishte pikë dyshifrore te “Kalorësit” ishte Kyle Korver me 11 pikë të realizuara.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme