Sport

Chelsea e do Pochettinon zëvendësues të Contes

Chelsea raportohet se e ka identifikuar trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino, si zëvendësues potencial të Antonio Contes, për trajner të ri të klubit.

Conte pritet të largohet nga Stamford Bridge këtë verë, ndërsa si zëvendësues potencialë janë përmendur Luis Enrique e Maurizio Sarri.

Gjithsesi, SkySports tani raporton se “Blutë” janë interesuar për Pochettinon, që udhëhoqi Tottenhamit drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi ka edhe tre vjet në kontratën e tij me Tottenhamin.