Nesta merr drejtimin e Perugias

Nesta merr drejtimin e Perugias

15 maj 2018 12:55

Ish-qendërmbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, është emëruar trajner te skuadra e Perugias që bën gara në Serie B, kanë njoftuar mediumet italiane.

Nesta 42-vjeçar, me Perugian ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për edicionin e ardhshëm.

Mësohet se Nesta do të jetë në krye të Perugias gjatë ndeshjeve të plejofit për inkuadrim Serie A.

Perugia aktualisht është në pozitën e tetë në Serie A kur ka mbetur edhe një xhiro pa u zhvilluar.

Dy ekipet e para të Serie B, futen direkt në Serie A, kurse gjashtë të tjerat, prej pozitës së tretë deri në të tetën luftojnë në plejof për një vend në elitë.

Nesta më herët ka punuar në SHBA si trajner i Miami FC që bën gara në kategorinë e dytë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme