Ancelotti pranë Napolit

Ancelotti pranë Napolit

15 maj 2018 09:20

Carlo Ancelotti pritet që të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit.

Mediumet italiane kanë njoftuar se drejtuesit e skuadrës së Napolit tashmë kanë arritur marrëveshje me Ancelottin, i cili pritet të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.

Ancelotti me Napolin do të firmosë kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi dhe në këtë post do të zëvendësojë Maurizio Sarrin.

Sarri do të largohet nga Napoli për të vazhduar karrierën në Premier League.

Ancelotti është i papunë prej muajit tetor të vitit të shkuar kur u largua nga Bayern Muencheni.

Në të shkuarën ka drejtuar ekipet e mëdha si PSG-ja, Real Madridi, Chelsea, Milani e Juventusi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme