Mehmedi po stërvitet nga nëntë orë në ditë për ta zënë Botërorin

Mehmedi po stërvitet nga nëntë orë në ditë për ta zënë Botërorin

15 maj 2018 08:34

Sulmuesi Admir Mehmedi është duke punuar nga 8-9 orë në ditë për të qenë i gatshëm të jetë pjesë e Zvicrës për kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Kështu kanë njoftuar mediumet në Zvicër të hënën.

Sulmuesi 27-vjeçar i Wolfsburgut në mars të vitit të kaluar iu nënshtrua një operacioni të ligamenteve të këmbës.

Mehmedi pritet të jetë gati për Botërorin që nis gjatë muajit të ardhshëm në Rusi.

“Sulmuesi 27-vjeçar është duke punuar 8-9 orë në ditë për t'u përgatitur, duke përfshirë edhe stërvitjet dhe terapitë fizikale. Por ai nuk do të jetë pjesë e Wolfsburgut për ndeshjet e barazhit më 17 dhe 21 maj”, shkroi “rsi.ch”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme