Evertoni e West Ham Unitedi në garë për Shaqirin

Evertoni e West Ham Unitedi në garë për Shaqirin

15 maj 2018 14:00

Evrtoni dhe West Ham Unitedi janë në garë për ta transferuar mesfushorin Xherdan Shaqiri.

Të dy skuadrat janë shprehur të gatshme t'i paguajnë Stoke Cityt 12 milionë funte (13.6 milionë euro), aq sa është klauzola e kosovarit për lirim.

“Shaqiri do të nënshkruajë për një klub më të madh të Premier Leagues dhe gara më e fortë është duke u bërë nga Evertoni e West Ham Unitedi. Për një lojtar si Shaqiri nuk do të jetë barrë të paguajnë 12 milionë funte”, shkruan “hitc.com”.

Shaqiri 26-vjeçar me Stoke Cityn nuk arritën të mbijetojnë në Premier League.

Me Stoke Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2020.

Interesim për Shaqirin kanë shprehur edhe disa skuadra tjera në Angli e në Gjermani.

Te Stoke City, reprezentuesi i Zvicrës u transferua më 2015 nga Interi. Karrierë ka bërë edhe në Bayern Muenchen e në Basel.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme