FFK-ja vazhdon t’i mbështesë klubet e femrave Foto: Ilustrim

FFK-ja vazhdon t’i mbështesë klubet e femrave

15 maj 2018 14:45

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do t’i mbështesë klubet e futbollit të femrave.

Në bazë të programit “hat-trick” të UEFA-s, FFK-ja do t'i mbështesë me pajisje sportive.

Klubet e Superligës do t'i mbështesë me nga 4000 euro, kurse ato të grupmoshës U-16 me nga 2000 euro.

“Po ashtu, në mënyrë që të krijohen sa më shumë kushte të volitshme, klubet do të marrin edhe nga 1000 për transport”, ka thënë në kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollcë Krasniqi.

Anëtarja e Komiteti Ekzekutiv të FFK-së ka theksuar se edhe në të ardhmen klubet e futbollit të femrave do të vazhdojnë të mbështeten përmes projekteve të ndryshme.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme