Sport

Milani barazon me Atalantan, java e fundit cakton ekipin që shkon në Evropë

Milani ka barazuar 1 me 1 me Atalantan në xhiron e parafundit të sezonit në Serie A.

Ky barazim bën që ekipet të luftojnë në xhiron e fundit për pozitën e gjashtë, që çon në Ligën e Evropës.

Franck Kessie shënoi golin e Milanit, ndërsa për Atalantan në fund realizoi Andrea Masiello.

Në tabelë, Milani ka 61 pikë në pozitën e gjashtë, vetëm një më shumë se Atalanta që është e shtata.

Në xhiron e fundit, Milani pret Fiorentinën, ndërsa Atalanta i shkon Cagliarit.