Sport

PSG merr Pogban, nëse largohet Neymari

Paris Saint Germaini raportohet se po e sheh mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, si zëvendësues potencial të Neymarit.

Sipas “DailyStar”, Neymari mund të largohet në drejtim të Real Madridit, ndërsa Pogba raportohet se do të largohet nga Unitedi për shkak të mospajtimeve me trajnerin Jose Mourinho.

Nëse Reali e transferon Neymarin për 250 milionë funte, PSG thuhet se do të ofrojë 100 milionë funte për Pogban.

Raporti shton se parisienët me shitjen e Neymarit nuk do të rrezikonin shkeljen e “Fair Playit Financiar” dhe mund të transferojnë përfundimisht Kylian Mbappen dhe Pogban, që ka kontratë deri më 2021 në Old Trafford.