Sport

Kacafyten Pogba e Noble

Mark Noble dhe Paul Pogba janë kacafytur në fund të takimit mes West Ham Unitedit dhe Manchester Unitedit në Premier Ligë.

Një ndërhyrje e palejuar e Pogbas në minutën e 88-të ndaj Noblet të West Hamit nxiti këtë të fundit të reagojë ashpër duke shkaktuar përplasje fizike mes lojtarëve të të dy skuadrave.

Në fund, të dy u ndëshkuan me kartonë të verdhë, ndërsa ndeshja u mbyll baras 0 me 0.