Sport

Reali pëson nga Sevilla

Real Madridi ka pësuar humbje nga Sevilla në La Ligë.

“Mbretërit” pësuan 3 me 2 me Sergio Ramosin që ishte fytyra kryesore e ndeshjes pasi humbi penaltinë dhe më pas realizoi autogol.

Ben Yedder dhe Layun shënuan dy golat tjerë për Sevillën, ndërsa Borja Mayoral shënoi golin e parë për Realin. Krejt në fund Ramos qëlloi saktë penaltinë e dytë për 3 me 2.

Reali mbetet i treti në tabelë me 72 pikë, tri më pak se Atletico që është edyta, ndërsa Sevilla është e shtata me 54.