Sport

Tottenhami zyrtarisht në Ligën e Kampionëve, fiton edhe City

Tottenhami ka siguruar matematikisht vend në top-katërshe dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Skuadra londineze fitoi ngushtë 1 me 0 ndaj Tottenhamit në xhiron e parafundit falë golit të Harry Kanet.

Në tabelë, Tottenhami ka 74 pikë në pozitën e tretë, dy më shumë se Liverpooli dhe katër më shumë se Chelsea që është i pesti e që e ka të pamundur ta arrijë më Tottenhamin.

Këtë xhiro fitoi edhe kampioni i ri, Manchester City që mposhti 3 me 1 Brightonin. Danilo, Bernardo Silva dhe Fernandinho realizuan golat për “Qytetarët”, teksa Ulloa shënoi për Brightonin.