Sport

Barça triumfon lehtë ndaj Villarrealit

Descriptive Text

Kampioni i ri i Spanjës, Barcelona, lehtësisht ka mposhtur Villarrealin në xhiron e 36-të në La Ligë, 5 me 1.

Coutinho, Paulinho, Messi dhe dy gola të Dembeles mjaftuan për fitoren bindëse ndaj Villarrelit, golin e së cilës e shënoi Sansone.

Tash Barcelona ka 90 pikë dhe po synon vetëm të thyejë rekorde. Ajo mbetet e pamposhtur teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.