Sport

Karateistët të vendosur të mos pranojnë “goditje politike”

Descriptive Text

Në mbrëmjen e së martës u mbajtën dy mbledhje: një në Prishtinë dhe një në Beograd. Të dyja në lidhje me kampionatin Evropian të karatesë për seniorë që të enjten nis në Novi-Sad të Serbisë.

Dhe, derisa mbledhja në Prishtinë ishte kryekëput për çështje sportive, ajo në Beograd ishte politike dhe nga aty iu bë thirrje Kosovës "të lërë politikën e të bëjë sport", shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i të ashtuquajturës "Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë", Marko Gjuriq, në një komunikatë për mediat serbe, ka thënë se sportistët nga Kosova apo siç i ka quajtur ai "sportistët nga krahina jonë jugore", mund të marrin pjesë në Evropianin e Novi- Sadit, por vetëm pa simbole të Kosovës. Sipas tij, ky është vendimi final i organeve shtetërore të shtetit fqinj.

Por për Kosovën kjo nuk vlen. Ajo për të disatën herë ka përsëritur se do të marrë pjesë në këtë turne vetëm si e barabartë me shtetet e tjera. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).