Sport

Southamptoni siguron mbijetesën, fundoset WBA-ja

Manuele Gabbiadini me një gol ia ka siguruar mbijetesën Southamptonit në Premier Ligë në ndeshjen kundër Swanseas, por kjo fitore ka fundosur West Bromin në Championship.

Swanseas i mbetet ndeshja kundër Stoke Cityt për të shpresuar në mbijetesë, por i duhet humbja e Huddersfieldit me rezultat më të thellë në ndeshjen e fundit ndaj Chelseat.