Sport

Stoke pendohet që nuk e shkarkoi më herët Mark Hughesin

Pronarët e Stoke Cityt, Peter dhe John Coates përmes një komunikate për media lidhur me rënien nga Premier Liga, kanë pranuar se është dashur më herët ta shkarkojnë Mark Hughesin.

Hughes u shkarkua në janar dhe u zëvendësua nga Paul Lamberti, por drejtuesit e klubit kanë thënë se ky vendim është dashur të merrej më herët.

“Është e drejtë që fansat pyesin nëse ne është dashur ta ndryshojmë menaxherin më herët. Si familje jemi të rrethuar me njerëz të besueshëm dhe kjo besnikëri na ka shërbyer mirë në biznes”, thuhet në njoftimin e pronarëve të klubit.

“Ne gjithmonë u japim pak më shumë kohë njerëzve që të tregojnë veten dhe kjo do të vazhdojë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ne bëjmë zgjidhje të duhur dhe ndoshta ndryshimi është dashur të ndodhë më herët”, thuhet më tej.

Pronarët kanë premtuar ndryshime rrënjësore për t’i ndihmuar ekipit që të sigurojë rikthimin në Premier Ligë që në sezonin e ri.