Sport

Iniesta vazhdon karrierën në Japoni

Descriptive Text

Andres Iniesta është afër marrëveshjes për t’u transferuar në kampionatin japonez të futbollit, te skuadra Vissel Kobe, që ka pronar drejtorin e Rakuten, kompaninë që mban në fanellë Barcelona.

Marrëveshja, që do të bëhet zyrtare në fund të sezonit, është arritur dhe në tre vite spanjolli pritet të përfitojë 75 milionë euro, transmeton KP.

Iniesta njoftoi përpara dy javësh se do të largohej nga Barcelona pas 22 vitesh në klubin katalanas.

Mendohej se e ardhmja e tij do të ishte në Kinë, në ekipin Chonquing Dandgai Lifan, por marrëveshja nuk u arrit.