Mesfushori turk i Milanit, Hakan Çalhanoglu, ka pranuar se muajt e tij të parë te skuadra italiane ishin mjaft të vështirë.
Mirëpo, thotë se trajneri Gennaro Gattuso e ka përmirësuar atë.
Çalhanoglu u transferua verën e kaluar nga Bayer Leverkuseni.
“Po, muajt e parë ishin të vështirë, pasi gjuha italiane është e vështirë. Më është dashur kohë të mësoj gjuhën dhe të flas me bashkëlojtarët e mi dhe po ashtu të kuptoj stilin e jetës. Kur Gattuso erdhi gjërat u bënë më të lehta për mua, pasi ai flet anglisht, kështu që u bë më e lehtë për të komunikuar me të dhe me stafin e tij, por kam mësuar edhe kulturën dhe shprehitë e italianëve”, ka deklaruar Çalhanoglou për "Milan TV". “Gattuso më ka ndryshuar shumë”.
-
8 maj 2018 11:54
-
Shpërndaje në: