Sport

Emery po shikon të largohet nga PSG-ja me tripletë vendore

Descriptive Text

Paris, 7 maj (Reuters) - Paris Saint-Germain, në finale të Kupës së Francës të martën mbrëma kundër skuadrës së kategorisë së tretë Les Herbiers, jo vetëm që do të shikojë të shtrijë dominimin vendor, por do të tentojë edhe t'i ofrojë trajnerit në largim Unai Emery një lamtumirë triumfale.

Emery, kontrata e të cilit skadon në fund të stinorit, nuk do të pëlqente asgjë më tepër sesa të arrinte tripletën vendore këtë edicion, pasi që PSG-ja ka fituar tashmë Ligue 1 dhe Kupën e Ligës së Francës.

Trajneri bask, që ka udhëhequr Sevillan drejt tre titujve në Ligën e Evropës para se të merrte drejtimin e PSG-së në vitin 2016, u ka bërë thirrje lojtarëve që të marrin seriozisht ndeshjen e së martës, pasi përballë do të kenë një skuadër që nuk ka asgjë për të humbur.

PSG-ja ka dështuar në Ligën e Kampionëve, por në Francë po dominon... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)