Sport

Serbët e quajnë skandaloz vendimin që i ndalon të fyejnë

Federata e Futbollit e Serbisë (FFS) ka reaguar pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për të mos lejuar zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Graçanicës dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit.

Klubi i madh serb i futbollit, Cërvena Zvezda javën e kaluar njoftoi se më 9 maj do të luajë në stadiumin “Dragan Gjajiq” në Graçanicë ndeshje miqësore-humanitare me skuadrën Graçanica, që garon në një ligë inferiore në kuadër të Federatës së Futbollit të Serbisë, në territorin e Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Për ndeshjen miqësore Komuna e Graçanicës kishte kërkuar leje nga Federata e Futbollit e Kosovës. Por FFK-ja nuk dha leje, pasi në ndeshjen e njëjtë vitin e kaluar kishte pasur thirrje anti-Kosovë.

Zvezda në tre vjetët e kaluar, gjatë muajit maj, ka luajtur miqësore me Graçanicën. Në vitin e parë luajti pa leje të FFK-së, ndërsa në dy vjetët e tjerë mori leje. FFK-ja këtë herë tregoi autoritetin dhe nuk dha leje për ndeshjen në të cilën është fyer Kosova... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)