Sport

Ndalimi i Cërvena Zvezdës “rrit” presionin mbi karateistët

Descriptive Text

Me dilemën nëse do t'iu mundësohet të garojnë apo jo, karateistët e Kosovës të mërkurën në mëngjes (nesër) do të marrin rrugë për në Novi-Sad të Serbisë, ku prej të së enjtes nis evropiani i 53-të i karatesë për seniorë.

Në pesë të mëngjesit është caktuar nisja me autobus nga Prishtina, ndërsa sipas të gjitha gjasave në pikën kufitare në Merdar, 13 karateistët e Kosovës dhe zyrtarët e karatesë kosovare do të vendosen në autobus tjetër me të cilin do të udhëtojnë për në Novi-Sad, shkruan sot Koha Ditore.

Organizatori i evropianit ka marrë përsipër ofrimin e sigurisë për udhëtimin e delegacionit të Kosovës nga Merdari deri në qytetin ku mbahet evropiani.

Por ka mbetur dilema e madhe nëse karateistët e Kosovës do të garojnë. Deri më tash asnjë sportist reprezentues i Kosovës nuk ka garuar në ndonjë ngjarje të madhe të mbajtur në territorin e Serbisë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)