Sport

Ancelotti: Merituam barazimin

Carlo Ancelotti ka thënë se ekipi i tij Bayern Munich e meritoi barazimin në përballjen e dotme ndaj Hertha Berlinit.

Ishte goli i Robert Lewandowskit në minutën e 96 që i siguroi një pikë Bayernit në udhëtim te Hertha, transmeton Koha.net.

“E dinim se na priste një ndeshje e vështirë. Hertha pati një performancë shumë të mirë në pjesën e parë dhe pati shumë tentime. Por, gjërat ndryshuan pas pushimit. Ne iu bëmë shumë presion. Mendoj se e merituam golin që shënuam. Në fund, një barazim ishte rezultat i drejtë”, është shprehur Ancelotti, raporton Goal.