Sport

Juve gjithnjë e më afër titullit

Juventusi ka shënuar fitore bindëse në sfidën e sotme kundër Bolognas, duke rritur gjasat për mbrojtjen e titullit.

Bianconerët kanë shënuar fitore sonte prej 3 me 1, përkundër që e panë veten në disavantazh në minutën e 30 kur Verdi shënoi nga penaltia, transmeton Koha.net.

Megjithatë në pjesën e dytë “Zonja e Vjetër” vendosi gjithçka në vendin e vet, duke shënuar tre herë.

Autogoli nga De Maio barazoi shifrat, kurse për tre pikët e Juves u përkujdesën Khedira e Dybala që shënuan për rezultatin përfundimtar 3 me 1.

Në krye të tabelës Juventusi tani ka 91 pikë, kurse Bologna në vendin e 12 ka 39 pikë.