Sport

Alex Ferguson i nënshtrohet një operacioni të rëndë

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, sot i është nënshtruar një operacioni emergjent, raporton Reuters.

Gjithashtu Manchester Unitedi ka konfirmuar se Ferguson i është nënshtruar një operacioni për hemorragji në tru, transmeton Koha.net.

“Operacioni i Alex Fergusonit ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv”, thotë klubi anglez.

Ferguson kishte udhëhequr Unitedin për 26 vite, me të cilën ka fituar 38 trofe.