Sport

Mane: Respektojmë shumë Realin, por mund të mposhtim çdo ekip

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane është treguar optimist për sfidën e rëndësishme ndaj Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai ka thënë se respektojnë jashtëzakonisht shumë Real Madridin, pasi është një nga ekipet më të mira në botë, por thekson se Liverpooli mund të mposhtë çdo ekip në botë, transmeton Koha.net.

“Kemi shumë respekt për Realin, është një nga ekipet më të mira në botë, por ne jemi Liverpooli. Jemi të fortë dhe mund të mposhtim çdo ekip në botë. Besojmë në këtë, prandaj besojmë se mund të shkojmë atje dhe t’i mposhtim ata. Do të shkojmë atje të luftojmë për fansat, për klubin, dhe të luajmë pa frikë për të provuar të fitojmë finalen. Kemi lojtarët dhe e dimë se mund të shënojmë gola, e kemi shfaqur këtu dhe s’kemi nevojë të frikësohemi”, është shprehur Mane.