Sport

Marsielle i bashkohet Atleticos në finale të Ligës së Evropës, eliminon Salzburgun

Descriptive Text

Salzburgu i Valon Berishës nuk ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Evropës, pasi u eliminua nga Marsielle.

Skuadra franceze arriti të kualifikohet në finale, duke fituar përballjen në vazhdime, transmeton Koha.net.

2 me 0 ishte rezultati i ndeshjes së sotme gjatë kohës së rregullt për Salzburgun, kurse ndeshjen e parë Marsielle e kishte fituar me rezultat të njëjtë, çka bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime.

Rolando ishte ai që e çoi Marsiellen në finale duke shënuar në minutën e 116.

Në finale të Ligës së Evropës skuadra franceze luan kundër Atleticos.