Sport

Boksierët Bellew e Haye përplasen në konferencën për media

Tony Bellew ka prishur armëpushimin kur shtyu boksierin David Haye, të cilin e kapi për fyti në konferencën për media, dy ditë para përballjes së tyre në ring.

“Bomberi i Liverpoolit” konferencës i dha fund me përplasje pasi gjithë minutat kaluan të qetë.

Haye në këtë rast u tregua i qetë pasi nuk reagoi ashpër ndaj veprimeve të kundërshtarit.