Sport

Milani sërish interesohet për Belottin

Descriptive Text

Milan është ende i interesuar për Andrea Belotti, teksa klubi po synon të ndërtojnë skuadrën për edicionin e ri.

Sulmuesi i Torino ka qenë i lidhur me një varg skuadrash, përfshirë gjigantët e Premierligës, Manchster United dhe Chelsea, por edhe skuadra nga San Siro ka interesim për të.

Italiani ka qenë në radarin e Milanit për disa kohë, ndonëse sivjet ka pasur një stinor të zbehtë pasi ka shënuar nëntë gola, transmeton KP.

Pavarësisht performancave të tij sivjet, presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ende po kërkon 100 milionë euro për top sulmuesin e skuadrës – shumë që e ka kërkuar që një kohë të gjatë për të.