Sport

Heynckes: Shpresoj që ndeshja të vendoset nga lojtarët, jo nga gjyqtarët

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes është optimist për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit, megjithatë shpreson që ndeshja do të vendoset nga lojtarët, e jo nga vendimet e gjyqtarëve.

Vendimet e gjyqtarëve këtë edicion shpeshherë kanë zgjuar polemika të mëdha në futboll, së fundmi penaltia e dhënë nga Michael Oliver në çerekfinalen e dytë ndërmjet Realit dhe Juventusit, transmeton Koha.net. E në ndeshjen e nesërme sytë do të jenë kah Cuneyt Cakir. 

“Shpresoj se gjyqtari do të jetë objektiv dhe lojtarët janë ata që do ta vendosin ndeshjen. Nuk ka rëndësi sa shpesh kemi humbur ndaj Realit, sepse unë nuk isha trajner i Bayernit. Të martën është ndeshje tjetër dhe këto gjëra janë të parëndësishme. Do të jetë ndeshje e vështirë për ne, por edhe për Real Madridin”, ka thënë ai, raporton Marca.

Bayerni synon që ta përmbysë rezultatin negativ nga ndeshja e parë, pasi humbi në shtëpi në javën e kaluar me 1 me 2 në Ligën e Kampionëve.