Sport

Hat-trick nga Fazliu, Berisha arrin finalen në Australi

Descriptive Text

8 gola e 7 asistime u shënuan nga futbollistët shqiptarë në fundjavën që e lamë pas.

Sulmuesi shkupjan, Samir Fazliu realizoi hat-trick në fitoren e Rudeshit në kampionatin kroat.

Albian Ajeti kontribuoi me dy gola në triumfin e thellë të Baselit dhe është i dyti në listën e shënuesve më të mirë në ligë.

Gola këtë xhiro kremtuan edhe Florian Kamberi, Lirim Kastrati dhe Bashkim Kadrii.

Granit Xhaka asistoi sërish tek Arsenali, derisa Besart Berisha arriti finalen e madhe në Australi pasi Melbourne Victory fitoi pas vazhdimeve kundër Sydneyt. Sulmuesi asistoi në këtë triumf.

Këto dhe të tjera për futbollistët shqiptarë, mund t’i shihni në videon në vazhdim.