Sport

Massachussets, vendi i pazakontë ku lindën dy sportet e mëdha

Dy prej sporteve më të popullarizuara në programin olimpik, basketbolli dhe volejbolli, kanë prejardhjen nga shteti në SHBA, Massachusetts, ku u shpikën nga dy mësues pionierë të kulturës fizike në shekullin e 19-të.

Basketbolli u themelua nga James A. Naismith, që lindi më 6 nëntor të vitit 1861 në Almonte, në provincën kanadeze Ontario. Një student i teologjisë në Universitetin McGill në Montreal, ai kishte shkëlqyer në gjimnastikë, sportin “lacrosse” dhe futboll kanadez, shkruan “Olympic.org”, transmeton “Koha Ditore”. Pasi përfundoi studimet u shpërngul në shtetin amerikan Massachusetts dhe mori drejtimin e departamentit të kulturës fizike në Asociacionin e Djemve të Rinj të Krishterë (YMCA) në qytetin Springfield.

Aty doli me idenë për një sport të ri të palestrës të dizajnuar për të mbajtur nxënësit e zënë gjatë muajve të gjatë të dimrit. Ai në asnjë mënyrë nuk ka mundur të imagjinojë se një ditë sporti që e shpiki do të bëjë popullaritet botëror.

Pas disa eksperimenteve, shumë provave dhe gabimeve, ai doli me pesë rregulla bazë për lojën:

1. Topi të preket vetëm me duar dhe të jetë i madh dhe i lehtë;

2. Lojtarët nuk mund të vrapojnë me top. (Kjo ishte për shkak të sallës së vogël dhe po ashtu pasi që Naismith donte që nxënësit e tij të ushtrojnë vetë-kontrollin) ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)