Sport

Thellohet skandali i derbit italian, Tagliavento: Fitojmë në shtesë

Fitorja e Juventusit mbrëmjen e së shtunës në derbin e Italisë ndaj Interit u shoqërua me polemika të shumta, ndaj gjyqtarit Orsato.

Por polemikat kanë vazhduar edhe ditën e sotme, ndërsa tashmë janë edhe më të forta.

Një video është shpërndarë në rrjetet sociale dhe menjëherë janë hapur polemikat, raporton TCH. 

Pas barazimit të rezultatit në 2-2, regjia ka fokusuar arbitrin e katërt, Tagliavento, i cili komunikonte përmes kufjeve me gjyqtarin kryesor Daniele Orsato dhe mediat italiane kanë zbuluar fjalët e tij: “Fitojmë në shtesë”.