Sport

City mposht West Hamin

Kampioni i Premier Ligës, Manchester City ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te West Hami.

“Qytetarët” shënuan fitore prej 1 me 4, transmeton Koha.net. Sane ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 13 pas asistimit nga Sterling.

Epërsinë e Cityt e dyfishoi Zabaleta duke shënuar autogol në minutën e 27.

West Hami e ngushtoi epërsinë në minutën e 42 përmes Cresswellit.

Por, City në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë përmes Gabriel Jesusit dhe Fernandinhos.

Në krye të tabelës City ka 93 pikë, kurse West Hami në vendin e 15 ka 35 pikë.