Sport

Skuadra e femrave e Barcelonës ka gjetur Messin e saj

Vajza që luante futboll në qytetin e vogël holandez Bergen në fund të viteve 1990-të, nuk dinte se kishte futboll të femrave. Disa vite më vonë idhull i saj u bë Ronaldinho. Pse?

"Pasi që isha tifoze e Barcelonës", ka thënë Lieke Martens. "Ai kishte flokë të gjata si unë dhe dribling fenomenal. E adhuroja. Ai ishte shumë teknik dhe realizonte shumë gola".

Shikoni mesfushoren e Holandës dhe Barcelonës tash dhe mund të shihet pse ajo ishte adhuruese e ikonës braziliane të futbollit. Kthimi i saj në stil të Johan Cruyffit, me shpinë e kthyer nga porta kur pranoi topin, kalimi i dy lojtareve të Belgjikës duke e lënë një të shtrirë përtokë, derisa po shkonte para gjatë përballjes së Evropianit 2017, është një shije e aftësive të 25-vjeçares për të krijuar diçka nga hapësirat më të vogla, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Kampionati Evropian, i organizuar në vendlindjen e saj Holandë, e katapultoi Martensin në qendër të vëmendjes, por në futbollin e femrave talenti i saj ishte i njohur. Me 20 gola në 29 ndeshje për Rosengardin, ajo ka mundur të luante për cilëndo skuadër të madhe evropiane, por kur Barcelona e kontaktoi, zgjedhja e saj ishte e lehtë...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)