Sport

Spektakël golash në ndeshjet Drenica – Vllaznia, e Liria – Gjilani

Descriptive Text

Në dy ndeshjet e javës së 29 në Superligën e Kosovës në futboll janë shënuar hiq më pak se 13 gola.

Në sfidën ndërmjet Drenicës e Vllaznisë u shënuan tetë gola, 6-2 për vendasit, transmeton Koha.net. Kurse Liria e mposhti në shtëpi Gjilanin me rezultat 3 me 2.

Për Drenicën dy i shënoi Peposhi, kurse nga një gol e shënuan Tahiri, Gashi, Osmani dhe Hamiti. Ndërsa për Vllazninë shënuan Fevziu e Murati.

Kurse në ndeshjen tjetër për Lirinë shkëlqeu Magani duke shënuar dy herë, kurse golin tjetër e shënoi Basriu. E për mysafirët realizuan Kastrati e Haxhimusa.