Sport

Wengeri thotë se Arsenali humbi shans të mirë për të mposhtur Atleticon

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka përshkruar si shans të humbur barazimin me Atletico Madridin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Sipas tij, Arsenali ka mundur të siguronte kualifikimin qysh në ndeshjen e parë, duke marrë parasysh numrin e madh të rasteve që patën “Topçinjtë”.

“Kemi një gol të pësuar si mysafir nga asgjë”, ka thënë Wenger pas barazimit 1 me 1.

Nga minuta e dhjetë e kësaj ndeshje, Atletico ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Vrsaljko u ndëshkua me karton të kuq.