Sport

Xhudistët kosovarë mësojnë kundërshtarët për Evropianin në Tel Aviv

Është hedhur shorti për Kampionatin Evropian të xhudos, që do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit, prej 26-28 prill.

Kosova do të përfaqësohet me katër xhudistë: Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg).

Distria Krasniqi, rrethin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në të dytin pret fituesen e çiftit Skripnik të Bjellorusisë dhe Penkowska të Polonisë, Nora Gjakova në rrethin e parë takohet me Ichinkorlo Munkhtsedev të Azerbajxhanit, transmeton KP.

Loriana Kuka do të përballet me Klara Apotekar të Sllovenisë, medaliste e artë në Kampionatin Evropian U-21, të mbajtur vitin e kaluar në Maribor. Ndërkohë, Akil Gjakova, rrethin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në të dytin përballet me Cedric Bessi të Monakos. Evropiani fillon nesër (e enjte) dhe zgjatë deri të shtunën.

Kampione e trefishë evropiane (2014, 2016 dhe 2017) është Majlinda Kelmendi, e cila këtë herë mungon shkaku i sanimit nga lëndimi.

{gallery}