Sport

MKRS investon 500 mijë euro për sportin në Ferizaj

Descriptive Text

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Në këtë takim, mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt janë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi për mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Ndërtimi i Sallës Sportive në Greme të Ferizajt” për të cilin MKRS-ja investon 300 mijë euro dhe “Renovimin e stadiumit të futbollit në Ferizaj” për të cilin MKRS-ja investon 200 mijë euro, investime të cilat do të bëhen gjatë vitit 2018.

Ministri Gashi tha se këto investime po bëhen me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive.

Ai po ashtu tha se bashkë me kryetarin Aliu u dakorduam që bashkërisht të fillojmë procedurat që Komuna e Ferizajt të bëhet Qendër Rajonale e Trashëgimisë Kulturore. U zotuam edhe për mbështetje për Festivalin e Teatrit.