Sport

City nxjerr në shitje Stonesin

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Anglisë, John Stones do të largohet nga skuadra e Manchester Cityt në fund të këtij edicioni, ka raportuar "Daily Mail".

Gazeta ka bërë të ditur se krerët e Cityt kanë vendosur për ta nxjerrë në shitje 23-vjeçarin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë edicion.

Stones prej vitit 2016 është pjesë e Cityt kur u transferua nga Evertoni për 55 milionë euro, por ka pasur telashe të shumta me lëndimet.

Ai këtë edicion ka shënuar tre gola në 27 paraqitje në të gjitha garat, kurse kontratë me Cityn ka deri në vitin 2022. Bëhet e ditur se interesim për Stonesin kanë treguar dy skuadrat e tjera nga Premier League, Liverpool e Arsenal.