Sport

Lojtarët e Romës nuk dorëzohen, shpresojnë për finalen

Descriptive Text

Frederico Fazio i Romës ka deklaruar se beteja ende nuk është humbur në duelin me Liverpoolin.

Romakët përballjen e parë e humbën me rezultat 5 me 2, por me këto dy gola të realizuara në dhjetë minutat e takimit kanë mbajtur gjallë shpresën e italianëve për finalen e Ligës së Kampionëve.

“Beteja nuk është e humbur. Do të luftojmë deri në fund, pasi e treguam se mund ta bëjmë këtë. Do të japim gjithçka për njerëzit tanë që të kompletojmë rikthimin”, ka thënë Fazio.

“Realizuam dy gola dhe patëm shumë raste shënimi në pjesën e parë. Duhet të jemi pozitivë, jemi luftëtarë”, ka thënë veç të tjerash ai.