Sport

Roma prish festën e Liverpoolit

Roma është përkujdesur që t’ia prish festën Liverpoolit në ndeshjen e zhvilluar në Anfield, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Itali.

“Të kuqtë” ishin të zjarrtë deri në minutën e 80 kur po avanconin 5 me 0, por me dy gola të shpejtë nga Edin Xheko e Diego Perotti romakët u përkujdesën që të heshtin stadiumin në Angli.

Mohamed Salah e Robert Firmino me nga dy gola dhe një tjetër të Manes u përkujdesën për epërsinë e lartë të Liverpoolit, e cila u shkri në dhjetë minutat e takimit.

Nesër zhvillohet dueli tjetër i gjysmëfinales mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.