Sport

Elneny shpreson të jetë në Botëror

Mesfushori egjiptian Mohamed Elneny ka lënduar ligamentet e kyçit të këmbës së majtë të dielën në fitoren 4:1 ndaj West Ham Unitedit.

Mirëpo pritet që ai të jetë i gatshëm për të ndihmuar Egjiptin në botërorin "Rusia 2018".

“Ne mund të konfirmojmë se Mo Elneny ka marrë lëndim të ligamentit të kyçit të majtë. Ne po shpresojmë që Mo do të jetë në dispozicion për Arsenalin sërish këtë stinor dhe jemi në kontakt të rregullt me Federatën e Futbollit të Egjiptit”, është njoftuar në një komunikatë në faqen zyrtare të Arsenalit.