Sport

Prishtina e Bashkimi e shohin veten në finale

Plejmejkeri amerikan Aaron Moss është i vendosur për të vazhduar me paraqitje të mira te skuadra e Bashkimit edhe gjatë fazës së plejofit që nis këtë javë.

Moss ishte njëri prej lojtarëve më efikas jo vetëm te Bashkimi, por edhe në IP Superligën e Kosovës në basketboll gjatë pjesës së dytë të këtij edicioni, që u mbyll të dielën, shkruan Koha Ditore.

Moss në elitën e basketbollit kosovar deri më tani ka dhjetë paraqitje, me një mesatare prej 13.8 pikë, 10.7 kërcime dhe 9.1 asistime.

Ai është shpallur MVP i Ligës Ballkanike nga sajti "eurobasket.com" për edicionin në të cilin Bashkimi doli nënkampion... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)