Sport

Empoli i Veselit dy pikë larg Serisë A

Empoli është vetëm dy pikë larg sigurimit matematikisht të rikthimit në Serinë A, kur kanë mbetur edhe 5 javë për t’u zhvilluar deri në fund.

Në transfertën e javës së 37, luajtur ndaj Frosinones, skuadra e trajnerit Andreazzoli fitoi me rezultatin 2-4, duke përmbysur dy herë disavantazhin, transmeton Supersport.

Dopietës së Ciano për vendasit iu përgjigjën Krunic, Di Lorenzo, Caputo dhe Lollo, që i dhanë 3 pikët skuadrës së Empolit.

Aktualisht Empoli kryeson Serinë B me 76 pikë, i ndjekur nga Parma dhe Palermo me nga 63 pikë. Vlen të përmendet se për Empolin aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, që sot e pa ndeshjen nga stoli.